Aktualitet

EMRAT/ U kapën gjatë natës në parcelat me drogë, arrestohen dy persona në Fier

Shkruar nga Liberale

EMRAT/ U kapën gjatë natës në parcelat me drogë,

Në pranga kanë rënë 50-vjeçari Adrian Shkrela dhe 28-vjeçari Jorgos Bena.

Policia asgjësoi 284 bimët narkotike.

“Në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Në fshatin Rreth Libofshë, në 2 parcela toke (pronë publike), ku ishin kultivuar 284 bimë narkotike Cannabis Sativa, u kapën shtetasit A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë dhe J. B., 28 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Kontrollet vijojnë.”– njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH