Bota

Tragjedi në Stamboll: 18-vjeçarja shtatzënë, viktimë e përdhunimit, vritet nga i fejuari

Shkruar nga Liberale.al

Tragjedi në Stamboll: 18-vjeçarja shtatzënë, viktimë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Turqi, ku një vajzë 18-vjeçare shtatzënë është vrarë me armë zjarri nga i fejuari i saj në Stamboll. Viktima është Oya Budak, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë.

Sipas mediave turke, Oya ishte abuzuar seksualisht para fejesës dhe kishte mbetur shtatzënë. Kur i fejuari i saj Samet Y., 19 vjeç, mësoi për shtatzëninë, ai e anuloi fejesën dhe pak ditë më vonë e thirri për një takim “për të folur”.

Oya shkoi në takim e shoqëruar nga vëllai i saj 13-vjeçar. Gjatë takimit, në rrethana ende të paqarta, Sameti nxori një armë dhe e qëlloi në gjoks dhe në vesh, duke i shkaktuar plagë të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes kirurgjikale në spital, Oya dhe foshnja e saj nuk mundën të shpëtonin.

Autori i krimit u arrestua më vonë në banesën e xhaxhait të tij. Në momentin e ndalimit, ai nuk shfaqi asnjë pendesë dhe iu përgjigj ashpër gazetarëve me fjalët: “Nuk pendohem, largohu!”

Familja e vajzës deklaroi se kishte mësuar për shtatzëninë vetëm pas fejesës. Gjyshi i saj, Orhan Budak, u shpreh se mbesa ishte abuzuar nga një koleg dhe se ishte detyruar të pranonte fejesën.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH