Çfarë tregon shuplaka që mori Macron nga bashkëshortja e tij?
I ftuar në Top Story, analisti Artur Zheji tha se shuplaka e gruas së Macron ndaj Presidentit të Francës dëshmoi shprehjen se “pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e fortë”.
“Ajo ishte e pamohueshme, sepse kur fiksohesh te kamerat… në fillim zyra e shtypit tha se ishte një montazh rus, më pas kur u zbulua se ishte Associated Press që kishte bërë xhirimin, u tërhoq dhe tha se po bënin shaka.
Brigitte u shfaq më në fund si grua e fortë që e mori përdore këtë djalë që në shkollë dhe e çoi drejt presidencës. Pra nuk ka më dyshim që forca e Macron qëndron te gruaja e tij.
Prova që ‘pas një burri të suksesshëm qëndron një grua e fortë’. Shpulla tregoi se ajo enigma u ça. Ka qenë zonja e parë e Francës më e bullizuar, për shkak të moshës, por ia tregoi Francës mirë se Presidenti i Francës duhet të rrijë ‘gati-tu’ para saj, është më i fortë se ai”, u shpreh Zheji.