Aktualitet

Bëri kërdinë gjatë natës duke vjedhur para në një banesë, arrestohet 28-vjeçari në Bulqizë

Shkruar nga Liberale

Bëri kërdinë gjatë natës duke vjedhur para në

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se gjatë natës ka vjedhur në banesën e një 51-vjeçari në Bulqizë, një shumë parash dhe 2 aparate celularë.

“Vodhi para dhe 2 aparate celularë, në një banesë, gjatë natës, reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 28-vjeçarit.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin 28 vjeç, banues në Bulqizë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Vjedhja”.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH