Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës pranë mbikalimit të Patokut, në aksin rrugor Laç–Patok.
Ngjarja ndodhi gjatë natës ku një këmbësor 59-vjeçar u përplas për vdekje nga një automjet.Ndërkohë drejtuesi i mjetit pas aksidentit është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Mbikalimi i Patokut – Laç”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin F. H., 59 vjeç, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal Kurbin, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendngjarja së bashku me automjetin.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.