Në vend është nisur një aksion i gjerë ndaj një skeme të organizuar kontrabande me cigare. Në kuadër të hetimeve, SPAK ka dhënë 15 urdhërarresti, nga të cilët disa janë ekzekutuar tashmë.
Gjithashtu, janë lëshuar 21 urdhër ndalimi me qëllim moslejimin e daljes jashtë vendit për të përfshirët në këtë rrjet kriminal. Mes të arrestuarve dhe të ndaluarve janë doganierë, biznesmenë dhe shtetas të huaj, të cilët dyshohen për përfshirje aktive në këtë skemë kontrabande.
Operacioni vijon në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese për goditjen e këtij fenomeni kriminal që po dëmton ekonominë dhe sigurinë kombëtare.