Aktualitet

Ervin SALIANJI kërkon lirinë me kusht nga burgu!

Shkruar nga Liberale

Ervin SALIANJI kërkon lirinë me kusht nga burgu!

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Apelit, ka kërkuar lirinë me kusht.

Mësohet se kërkesën, Salianji e ka bërë te Gjykata e Fierit.

Kujtojmë se Ervin Salianji u dënua më 18 dhjetor 2019 me 1 vit burg në shkallën e parë, ndësa i akuzuari si bashkëpunëtor po për “kallëzim të rremë”, gazetari Jetmir Olldashi u dënua me 6 muaj heqje lire, por që u pezullua ekzekutimi i kësaj mase dhe dënimi u konvertua me 100 orë pune në interes të publikut.

Ndërkaq më 26 shtator, Gjykata e Apelit vendosi lënien në fuqi të dënimit me 1 vit burg për veprën penale të kallëzimit të rremë për deputetin e Partisë Demokratike, ndërsa ky i fundit e quajti procesin të montuar dhe veten si të dënuar politik.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH