Ish-prokurori i Durrësit Arjan Ndoji është paraqitur këtë të premte në gjykatë, për të dëshmuar në gjyqin për atentatin që u bë ndaj tij në vitin 2019.
Mësohet se ish prokurori do të dëshmojë për atentatin te mbikalimi i urës së Shkozetit, ku mbeti i plagosur, ndërsa humbi jetën shoferi, Andi Maloku. Për këtë çështje është arrestuar, Plarent Dervishaj.
Kujtojmë se Arjan Ndoja i shpëtoi atentatit në autostradën Tiranë-Durrës në vitin 2019, ku i vrarë mbeti shoferi i tij, por kjo nuk ka qenë e vetmja tentativë e grupeve kriminale për ta eliminuar atë.
Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi). i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.