Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të blerë fustanin e maturës, njihuni me stilisten që surpizoi maturanten nga Kukësi

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Stilistja Sada Peca nga Fushë Kruja, me origjinë nga Dibra dhe me gjyshe nga Kukësi, sapo është njohur me historinë e një maturanteje e cila rrezikoi të humbte mbrëmjen e maturës, për shkak të pamundësive financiare, ka bërë një gjest sa human, duke dhënë një shembull fisnik, po aq edhe të rrallë veçanërisht në ditët e sotme ku dashuria për t’iu gjendur pranë njerëzve në nevojë dhe për të ndihmuar të tjerët tregon se sa vlerë ka një e tillë dhe sa e çmuar mbetet ajo në çdo kohë.

Në një postim, maturantja nga Kukësi, shkruante se nuk kishte mundësi të blinte një fustan, apo të merrte pjesë në mbrëmjen e maturës.

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Në mes qindra reagimeve pozitive që pati tek postimi, e para që u ofrua për ndihmë, pa bujë e zhurmë, ishte Sada Peca një vajza me shpirt të madh, artiste në çdo dimension.
Me gjithë pasionin e saj, Sada krijoi një fustan unik, të punuar enkas për maturanten, jo vetëm për t’i dhuruar një mbrëmje të paharruar, por për t’i treguar se dikush në këtë botë mendon me zemër dhe është aty në heshtje për të dhënë dashuri, pa pritur që t’i kthehet.

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Historia magjepsëse është publikuar nga influencuesja Mimoza Rexhvelaj.

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Postimi i plotë i Mimoza Rexhvelaj:

Sot dua të ndaj një histori të bukur, por mbi të gjitha t’ju prezantoj një vajzë shqiptare modeli i të mirës, njërën nga ato, që rezatojnë mirësi.

Quhet Sada Peca është nga Fushë Kruja, me origjin nga Dibra, me gjyshe nga Kukësi.
Një vajzë me shpirtin borë të bardhë dhe diell në sy, është një emër për t’u mbajtur mend, një zemër për t’u duartrokitur.

Në një postim të JOQ Albania, një maturante nga Kukësi, shkruante se nuk kishte mundësi të blinte një fustan, apo të merrte pjesë në mbrëmjen e maturës.

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Në mes qindra reagimeve të mira pati tek postimi, por e para që u ofrua për ndihmë, pa bujë e zhurmë, ishte Sada Peca një vajza me shpirt të madh, artiste në çdo dimension.

(Fashion Stylist, piktore, themeluese e @l.ateliersadas dhe @draping_events, diplomuar në Polimoda, Firenze.)

Me gjithë pasionin e saj, Sada krijoi një fustan unik, të punuar enkas për maturanten, jo vetëm për t’i dhuruar një mbrëmje të paharruar, por për t’i treguar se dikush në këtë botë mendon me zemër dhe është aty në heshtje për të dhënë dashuri, pa pritur që t’i kthehet.

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Unë nuk mund të mos e ndaj këtë rast, sepse i dua vajzat e reja që ndihmojnë vajzat e tjera.

Këto vajza janë bekim, ato përhapin mirësi, dashuri, respekt dhe nuk bëjnë zhurmë…

Sada nuk më njeh, nuk e di që po shkruaj dy rreshta modest për të, por aq shumë më preku xhesti sa doja ta ndaja me të gjithë ju!

Faleminderit, Sada!
Uroj që emri yt të shkëlqejë në të gjitha kopertinat e modës nëpër botë, sepse ti e meriton! 

HISTORI NJERËZORE/ Në pamundësi financiare për të

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH