Aktualitet

Shkrumbohen gjatë natës 4 autobusë në Lushnjë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

Shkrumbohen gjatë natës 4 autobusë në Lushnjë, dyshimet

Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë. Blutë informojnë se zjarri ka rënë aksidentalisht në një autobus të parkuar dhe për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve Verion Zoga, Bektash Muça dhe Gëzim Berisha.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Gafurr Muço” në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Gafurr Muço” Lushnjë, në vendin e quajtur “ish-parku i autobusave”, dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, njofton policia.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH