Aktualitet

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, në pranga katër administratorë farmacie në Fier (EMRAT)

Shkruar nga Liberale

Tregtonin ilaçe të kontrabanduara, në pranga katër

Katër administratorë farmacie janë arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se kontrabandonin ilaçe. Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit; Shezai Yzeiri, Anxhela Xhemali, ⁠Pleçe Byzyka, Tereza Plaka.

Gjithashtu policiabëme dije se është proceduar një person tjetër. Gjatë kontrollit fizik në subjektet dhe banesat e tyre, u gjetën ilaçet me vlerë 800 mijë lekë.

“Arrestohen 4 administratorë farmacie dhe procedohet 1 tjetër, pasi tregtonin në farmacitë e tyre, ilaçe të kontrabanduara.

Në subjektet dhe në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan ilaçe të kontrabanduara, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Si rezultat i hetimeve proaktive, të ndjekura për disa muaj, në kuadër të operacionit “Medicine”, me objektiv goditjen e kontrabandës së mallrave, u arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. Y., 65 vjeç, A. Xh., 59 vjeçe, P. B., 36 vjeçe dhe T. P., 35 vjeçe. Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen T. A., 53 vjeçe.

Nga kontrollet e kryera në farmacitë që administronin këta shtetas, si dhe në banesat e tyre, u gjetën ilaçe pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 800 000 lekë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.“, njofton policia.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH