Pas natës së parë plot energji, sonte skena e Eurovisionit në Bazel ndizet sërish me gjysmëfinalen e dytë. 16 shtete do të performojnë për të siguruar 10 vendet e fundit në finalen e madhe që do të mbahet më 17 maj.
Shqipëria ka siguruar tashmë finalen! Më 13 maj, “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm” ndezi skenën dhe fitoi zemrat e publikut, duke kaluar me sukses në natën finale. Tani pritet performanca shpërthyese e së shtunës!
Ja shtetet që garojnë sonte për një vend në finale:
Australia – Go-Jo: Milkshake Man
Mali i Zi – Nina Žižić: Dobrodošli
Irlanda – EMMY: Laika Party
Letonia – Tautumeitas: Bur Man Laimi
Greqia – Klavdia: Asteromáta
Lituania – Katarsis: Tavo Akys
Malta – Miriana Conte: SERVING
Gjeorgjia – Mariam Shengelia: Freedom
Danimarka – Sissal: Hallucination
Çekia – ADONXS: Kiss Kiss Goodbye
Luksemburgu – Laura Thorn: La Poupée Monte Le Son
Izraeli – Yuval Raphael: New Day Will Rise
Finlanda – Erika Vikman: ICH KOMME
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania janë kualifikuar automatikisht në finale si pjesë e “Big Five”.