Aktualitet

DEL FOTO: Ky është polici që humbi jetën në aksidentin në Sarandë

Shkruar nga Liberale

DEL FOTO: Ky është polici që humbi jetën në aksidentin

Personi në foto është Eduart Maçi, 47vjeçari i cili humbi jetën pas aksidentit të rëndë të ndodhur sot në aksin rrugor Borsh–Fterrë. Maçi ishte punonjës në Policinë Kufitare Sarandë.

Policia njoftoi se drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe Eduart Maçi. Fatkeqësisht punonjësi i policisë ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra. Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH