Aktualitet

Punonjësi bie nga lartësia në një karburant në Delvinë, procedohet pronari për shkelje të rregullave të sigurisë

Shkruar nga Liberale.al

Punonjësi bie nga lartësia në një karburant në

Një aksident në vendin e punës është shënuar në një karburant në Delvinë, ku një punonjës ka rënë nga lartësia teksa po montonte një tendë dielli. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme dhe fatmirësisht punonjësi, një 44-vjeçar me inicialet D. P., ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por i plagosur në spital.

Ngjarja ka sjellë pasoja edhe për pronarin e biznesit, një 65-vjeçar me inicialet M. B., banues në Fier. Policia e Vlorës njoftoi sot (4 korrik) se ndaj tij është nisur një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale "shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Sipas policisë, 44-vjeçari po punonte në montimin e tendës së diellit në ambientet e karburantit, kur humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi. Rrethanat e plota të ngjarjes po hetohen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH