Një drejtues mjeti lundrues është ndëshkuar me masë administrative prej 100 000 lekësh, pasi u konstatua duke shkelur perimetrin e sigurisë ujore në plazhin e Borshit, duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.
Ngjarja u bë publike pas denoncimeve në rrjetet sociale, ku u publikuan pamje të mjetit që afrohej shumë pranë bregut të mbushur me pushues. Policia Kufitare e Himarës, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, ndërhyri menjëherë, lokalizoi dhe bllokoi mjetin në fjalë.
Shtetasi A. Ll., drejtuesi i mjetit, u ndëshkua për shkelje të ligjit nr. 43/2020, konkretisht nenit 24/1/c, që ndalon zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të kufizuara.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm