Aktualitet

Arrestohen tre shqiptarë dhe një britanike për 37 vjedhje në Britaninë e Madhe

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohen tre shqiptarë dhe një britanike për 37 vjedhje në

Tre shqiptarë dhe një grua britanike janë arrestuar në Britaninë e Madhe, të dyshuar si autorët e një serie vjedhjesh me forcë që kanë ndodhur në zonën e Midlands. Sipas raportimeve të mediave lokale, grupi është përfshirë në të paktën 37 grabitje të objekteve me vlerë të lartë mes tetorit 2024 dhe marsit 2025.

Në kuadër të operacionit policor u sekuestruan edhe orë luksi dhe çanta të vjedhura, me një vlerë totale që kap shifrën mbi 1 milion paund. Të katër të dyshuarit u arrestuan nën akuzën e vjedhjes me forcë dhe u dërguan në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e mundshëm të të tjerëve të përfshirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH