Aktualitet

Gjirokastër/ Dy zjarre pranë kabinave elektrike në Kakoz dhe Valarë, reagim i shpejtë i zjarrfikësve

Shkruar nga Liberale.al

Gjirokastër/ Dy zjarre pranë kabinave elektrike në Kakoz dhe

Sot rreth orës 18:22, është raportuar një zjarr në një transformator elektrik në fshatin Kakoz. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me tre efektivë.

Gjatë rrugës për në Kakoz, ekipi ka vënë re një tjetër vatër zjarri në fshatin Valarë, në zonën e njohur si “Stallat”, pranë një kabine elektrike. Për të përballuar situatën, është angazhuar edhe një automjet i dytë zjarrfikës me tre efektivë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, të dy vatrat janë vënë nën kontroll dhe janë shuar pa shkaktuar dëme të mëdha materiale apo rrezik për banorët e zonës.

Aktualisht po verifikohen shkaqet e zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH