Aktualitet

Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim

Shkruar nga Liberale
Plagosje me thikë në rrugën dytësore

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ku një person i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës në dorë një 41-vjeçar.

I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ende nuk ka mundësuar kapjen e autorit.

Më datë 04.07.2025, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një person ende i paidentifikuar, ka goditur me një mjet prerës (thikë), në dorë shtetasin R. A., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH