Aktualitet

Aksident i RËNDË në Sarandë/ Makina e tij përfundon në KANAL, humb jetën punonjësi i policisë

Shkruar nga Liberale

Aksident i RËNDË në Sarandë/ Makina e tij përfundon

Një aksident me pasojë vdekjen e një punonjësi policie ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor “Borsh-Fterrë”.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor. Në këtë automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie).

Dy të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Borsh–Fterrë, drejtuesi i një automjeti tip “Toyota” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe si pasojë, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Në automjet udhëtonin tre shtetas, konkretisht R. X., V. Th., dhe E. M., rreth 47 vjeç (punonjës policie), ky i fundit ka ndërruar jetë në vendngjarje, si pasojë e dëmtimeve të marra.

Dy shtetasit e tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe përcaktimin e drejtuesit të mjetit në momentin e ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH