Një mjegull e dendur mbuloi sot bregdetin e Vlorës, duke krijuar një pamje të pazakontë po aq edhe të habitshme për pushuesit e shumtë.
Fenomeni, i rrallë për këtë periudhë të vitit përfshiu një pjesë të mirë të vijës bregdetare, nga zona e Lungomares deri në Zvërnec.
Megjithatë kjo gjë nuk i ndali pushuesit të shijojnë edhe këtë të premte bregdetin.