Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, me rastin e ditëlindjes së tij. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto ku shfaqet Rama i përqafuar me babanë e tij, Hashim Thaçin.
Në mbishkrimin e fotos, Endrit Thaçi e quan Edi Ramën “mikun më lojal të babait” dhe një nga “miqtë më të mëdhenj të Amerikës”. Ai shkruan:
“Në ditën e Pavarësisë së SHBA-së feston ditëlindjen miku më lojal i babait dhe një nga miqtë më të mëdhenj të Amerikës: Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Urime!”
