Aktualitet

Arrestohet në Shkodër 42-vjeçari, i kërkuar për shfrytëzim prostitucioni në Itali

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet në Shkodër 42-vjeçari, i kërkuar për

Një shqiptar 42-vjeçar, i kërkuar ndërkombëtarisht për shfrytëzim prostitucioni, u arrestua në Shqipëri në zbatim të një urdhri të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Perugia-s në Itali.

42-vjeçari ishte dënuar me 5 vite e 6 muaj burg për aktivitetet kriminale që datojnë nga viti 2014. Sipas hetimeve italiane, ai kishte bashkëpunuar me dy shtetas italianë dhe një bashkëkombës shqiptar për të rekrutuar vajza të reja, kryesisht nga Rumania dhe disa prej tyre të mitura, për t’i detyruar të ushtronin prostitucion në Perugia.

Viktimat ishin gjithashtu objekt i dhunës dhe kërcënimeve nga grupi kriminal. Në rast vonesash në dorëzimin e parave të fituara, vajzat përjetonin dhunë fizike, duke u rrahur nga organizatorët.

Arrestimi u realizua në Shkodër, pranë kufirit me Malin e Zi. Tani 42-vjeçari pritet të ekstradohet në Itali, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga gjykata italiane.

Liberale Newsroom

A është koha që të reformohet rrënjësisht sistemi arsimor dhe veçanërisht arsimi i lartë në vendin tonë?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH