Një 82-vjeçare nga Tirana është gjobitur me 10 mijë lekë pasi po ushqente macet e saj dhe jo vetëm, por edhe ato që ishin braktisur.
Dashuria e saj për macet nuk është pritur mirë nga Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit në bashkinë e Tiranës që ka gjobitur të rritur me 10 mijë lekë.
Kundërvajtja që ka kryer Irini është ndotja akustike, e ndaj me këtë arsyetim ajo është urdhëruar në fletën e gjobës që “ “Ti largojë menjëherë macet”.
Beteja e fortë e të moshuarës që refuzoi të paguante gjobën e për të hequr dorë nga macet e saj që i ushqen dhe kujdeset për to, ka përfunduar në Gjykatën Administrative më një padi të rrallë ndaj saj.
82-vjeçarja i thotë gjykatës administrative se nuk ekziston asnjë ligj që ndalon mbajtjen e maceve, me të cilat ajo jeton dhe u jep dashuri.
Gjykata Administrative ka hedhur shortin dhe pritet të shqyrtojë në mënyrë të përshpejtuar kërkesën paraprake për sigurim padie, që është mos pagim i gjobës derisa çështja të shqyrtohet në themel.
Burimet bëjnë me dije se 82-vjeçarja ishte urdhëruar në fletën e gjobës “Ti largojë menjëherë macet”.