Aktualitet

14 vatra zjarri në vend gjatë së premtes, 4 ende aktive

Shkruar nga Liberale.al

14 vatra zjarri në vend gjatë së premtes, 4 ende aktive

Temperaturat e larta dhe era e thatë kanë favorizuar përhapjen e zjarreve në disa zona të vendit. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile pranë AKMC, gjatë ditës së premte, nga ora 09:00 deri në orën 20:30, janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri në qarqe të ndryshme.

10 prej këtyre vatrave janë shuar falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse dhe strukturave të emergjencave, ndërsa 4 vatra mbeten ende aktive dhe po monitorohen nga afër për të shmangur përhapjen.

Autoritetet janë të pranishme në terren me mjete dhe personel të specializuar. Aktualisht janë angazhuar:

4 mjete zjarrfikëse (nga Elbasani, Tirana, Forcat e Armatosura dhe një në pritje nga Berati)
5 mjete të tonazhit të rëndë të bashkisë Elbasan
15 mjete të tonazhit të rëndë nga subjekte private (trailera)
5 fadroma të bashkisë Elbasan
1 fadromë dhe 1 ekskavator të kompanisë së inceneratorit
1 ekskavator nga subjekt privat
2 kamionë vetëshkarkues nga Forcat e Armatosura
1 traktor dhe 1 pompë thithëse me kapacitet të lartë nga FA
Forcat e emergjencës civile, zjarrfikësit dhe ushtria vijojnë punën në terren për të izoluar plotësisht vatrat aktive dhe për të parandaluar çdo rrezik të ri.

Thirrje për qytetarët:
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta dhe për të raportuar menjëherë çdo vatër zjarri në numrin e emergjencës 112.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH