Aktualitet

Sekuestrohen tre tonë kokainë në Ekuador, mafia shqiptare në fokus të autoriteteve

Shkruar nga Liberale.al

Sekuestrohen tre tonë kokainë në Ekuador, mafia shqiptare në

Tre tonë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet në Ekuador, në një operacion të madh anti-drogë, ku sipas hetimeve, droga i përket mafies shqiptare, e cila ka lidhje me kartelët e drogës kolumbiane dhe meksikane.

Lënda narkotike u gjet të enjten në një fermë në qytetin jug-perëndimor të Guayaquil. Policia dhe forcat ushtarake mobilizuan burime të shumta për realizimin e këtij operacioni, duke ndërmarrë kontrolle të imtësishme.

Kokaina ishte fshehur në një kamion të mbushur me arka bananesh, të paketuar me logo të ndryshme, gati për t’u nisur drejt portit për trafikim. Pas kontrollit në fermë, pesë persona u arrestuan nga policia ekuadoriane.

Vlera e drogës së sekuestruar arrin në 90 milionë dollarë, ndërsa Ministria e Mbrojtjes e Ekuadorit e ka cilësuar këtë operacion si një goditje të rëndësishme ndaj mafies shqiptare. Hetimet vijojnë për të zbuluar dhe arrestuar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet trafiku.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH