Kandidati më i votuar në qarkun e Fierit, Ceno Klosi, ka marrë rreth 17,000 vota dhe ka falënderuar qytetarët për besimin. Në një prononcim për mediat, ai tha se do t’ua shpërblejë këtë besim me punë dhe përkushtim.
“Do të jemi pranë problemeve të qytetarëve dhe do të rikthejmë zyrën e deputetit,” u shpreh ai.
Klosi shtoi se ka marrë vota jo vetëm nga socialistët, por edhe nga demokratët, gjë që tregon mbështetje të gjerë. Ai tha se nuk ka menduar për rezultatin personal, sepse puna është një përpjekje në grup.
“Jam i lumtur që qytetarët më besuan. Tani nis puna për projektet e mëdha që kemi për Fierin,” përfundoi ai.