Aktualitet

Zjarr në malin e Hasit! Flakët përhapen me shpejtësi nga temperaturat e larta

Shkruar nga Liberale.al

Zjarr në malin e Hasit! Flakët përhapen me shpejtësi nga

Një zjarr i madh ka rënë mesditën e sotme në Njësinë Administrative Gjinaj të Bashkisë Has, në një ditë me temperatura përvëluese që kanë arritur deri në 39°C.

Vatra e zjarrit është përqendruar në malin midis fshatrave Dome dhe Pogaj, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me pyje dushku dhe shkurre. Përhapja e zjarrit po favorizohet nga temperaturat e larta dhe era e fortë, duke vështirësuar ndjeshëm situatën.

Në terren ndodhen forcat zjarrfikëse të Hasit dhe ekipet e emergjencës civile, të cilat janë angazhuar për shuarjen e zjarrit. Por ndërhyrja po kryhet vetëm në këmbë, për shkak të terrenit të thyer dhe të papërshtatshëm për mjetet zjarrfikëse.

Autoritetet lokale janë në gatishmëri të plotë dhe po bëjnë çdo përpjekje për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit në zonën pyjore. Situata vijon të jetë në monitorim të vazhdueshëm.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH