Aktualitet

Detaje të reja/ Vrasje e dyshimtë në Shkopet, DY PISTAT kryesore të hetimit

Shkruar nga Liberale.al

Detaje të reja/ Vrasje e dyshimtë në Shkopet, DY PISTAT kryesore

Një ngjarje e rëndë ka tronditur veriun e vendit këtë mëngjes. Trupi i pajetë i një të riu, Renis Dobra, 23 vjeç, është gjetur pranë liqenit të Shkopetit. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se i riu është vrarë.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se Dobra po udhëtonte i vetëm me makinë nga qyteti i Burrelit, kur është ndjekur nga një tjetër automjet deri në zonën e Ulëz-Shkopetit. Pamje sigurie janë sekuestruar nga disa kamera në Burrel, por më pas nuk ka regjistrime filmike nga rruga ku ka vijuar ndjekja.

Dyshohet se 23-vjeçari është rrëmbyer, dhunuar dhe më pas është hedhur bashkë me makinën pranë liqenit. Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, përfshirë mavijosje në zonën e qafës, që ngre dyshime se ai mund të jetë mbytur me litar përpara se të hidhej në ujë. Autopsia pritet të sqarojë shkakun e saktë të vdekjes.

Policia po heton në dy drejtime: e para lidhet me një konflikt të mundshëm për shkak të parcelave me kanabis, ndërsa pista e dytë ka të bëjë me motive xhelozie apo ndonjë lidhje sentimentale.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH