Aktualitet

Zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, përfshihen në aksion edhe helikopterët

Shkruar nga Liberale.al

Zjarri pranë inceneratorit të Elbasanit, përfshihen në

Pas orësh përpjekjesh nga toka për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, autoritetet kanë vendosur të aktivizojnë ndërhyrjen ajrore.

Që prej orës 16:00, helikopterët kanë nisur operacionet për shuarjen e flakëve nga ajri, me qëllim përshpejtimin e ndërhyrjes dhe ndalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në shtresat e thella të mbetjeve.

Pavarësisht përpjekjeve tokësore dhe mbulimit të terrenit me mbi 10.500 m³ dhera, flakët vijojnë të djegin brenda shtresave të mbetjeve, duke e bërë ndërhyrjen nga ajri të domosdoshme për shkak të vështirësisë së aksesit dhe intensitetit të zjarrit.

Ndërkohë, shtëllunga të mëdha tymi janë përhapur në zonën përreth, duke ngritur shqetësime serioze për ndotjen e ajrit dhe ndikimin në shëndetin e qytetarëve. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat se kur pritet që zjarri të vihet plotësisht nën kontroll.

Grupet e emergjencës vijojnë punën në terren dhe situata mbetet e monitoruar nga afër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH