Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 15:30 në Rrugën e Arbërit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkak të humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit.
Sipas Policisë, në timon ndodhej shtetasi E. M., 32 vjeç, i cili dyshohet se humbi kontrollin e automjetit duke shkaktuar daljen nga rruga. Si pasojë e aksidentit janë plagosur lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri i tij, A. V., 26 vjeç.
Të dy të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit.