Koalicioni opozitar ka kërkuar që zarfet e votave të ardhura nga Greqia të ndahen veçmas dhe të ketë kujdes të veçantë në numërimin e tyre. Për këtë arsye, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që këto zarfe të numërohen në fund.
Partia Socialiste (PS) ka bërë një kërkesë ku thotë se gjatë numërimit të votave nga jashtë, afro 25% e zarfeve të llojit B janë kontestuar nga anëtarët e grupeve të numërimit, pa ndonjë arsye të qartë apo të dukshme.