Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, konkretisht në zonën e Shkafanës.
Sipas informacioneve paraprake, një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë si pasojë e të shtënave dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon punën për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj plagosjeje me armë zjarri.