Aktualitet

Rrezikoi të mbytej në Himarë, 60-vjeçarja shpëtohet falë ndërhyrjes së shpejtë

Shkruar nga Liberale.al

Rrezikoi të mbytej në Himarë,  60-vjeçarja shpëtohet

Një grua rreth 60 vjeç ka rrezikuar të mbytet pasditen e sotme në plazhin e Himarës. Pushuesit në vendin e ngjarjes vërejtën që ajo kishte vështirësi të mëdha në frymëmarrje ndërsa ndodhej në det dhe menjëherë sinjalizuan personelin e Qendrës Shëndetësore Verore.

Mjekët ndërhynë shpejt dhe i dhanë ndihmën e parë në vend. Sipas burimeve mjekësore, gruaja kishte një dëmtim të frymëmarrjes me rreth 70% në momentin e parë, duke qenë në gjendje të rënduar.

Pas trajtimit të menjëhershëm në vendngjarje, mjekët e qendrës verore kanë arritur ta stabilizojnë dhe më pas e kanë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht, falë reagimit të shpejtë të stafit mjekësor dhe ndërhyrjes së pushuesve, është shmangur një tjetër tragjedi në plazhet e jugut. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH