Pas gati 30 vitesh ndërprerje, kanë rifilluar gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës, ku është zbuluar një kullë guri që daton mes shekujve IV–VI të erës sonë. Ekspedita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore ka nisur punimet në hyrje të kalasë dhe synon të evidentojë fazat më të hershme të ndërtimit të saj. Kalaja, e njohur për herë të parë në dokumentet osmane të vitit 1336, ka rrënjë që shtrihen në periudhat para-romake dhe bizantine. Zbulimet e fundit pritet të pasurojnë ofertën turistike dhe të theksojnë rëndësinë historike e strategjike të këtij monumenti unik.
/S.B/Liberale.al/