Një shtetas shqiptar, me inicialet T. M., dyshohet se ka futur 940,000 euro të fituara nga shitja e drogës në Shqipëri. Sipas Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ai i kishte fshehur paratë në një makinë mallrash dhe kishte udhëtuar me to nga Austria, nëpërmjet Sllovenisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, me qëllim që t’ia dorëzonte dikujt në Shqipëri.
Paratë u zbuluan gjatë një kontrolli në pikën kufitare Božaj, mes Malit të Zi dhe Shqipërisë. Ato janë sekuestruar përkohësisht nga autoritetet.
Në operacion morën pjesë doganierët dhe policia speciale e Malit të Zi, të cilët vepruan me urdhër të Prokurorisë. Organi i akuzës kërkon që të dyshuarit t’i shtyhet paraburgimi dhe t’i sekuestrohen paratë dhe makinat e përdorura në veprimtarinë kriminale.