Aktualitet

"Kam punuar shumë për të arritur këtu", SARA MILA, kandidatja më e votuar në Qarkun Elbasan përlotet: Është jashtë imagjinatës!

Shkruar nga Liberale

"Kam punuar shumë për të arritur këtu", SARA MILA,

Kandidatja socialiste në Elbasan, Sara Mila, rezultoi kandidatja më e votuar në qark, e cila u konsidrua një "fenomen" që doli jashtë pritshmërive. 

Ajo ka reaguar mbrëmjen e djeshme, gjatë një prononcimi për mediet ku shprehet se është e prekur dhe përlotur, pasi kurrë nuk e kishte imagjinuar një mbështetje kaq të madhe.

“Kam përshtypjen që është hera e parë që derdh lot në këtë fushatë sepse është jashtë çdo imagjinate. Unë kam punuar shumë që të arrij këtu ku jam sot, kam ëndërruar shumë dhe kam ecur përpara me një vullnet dhe një pasion të jashtëzakonshëm dhe dua që kjo fitore e ime të shpërblehet për të gjithë qytetarët e Elbasanit, por më shumti dua që të jetë një moment i mirë për çdo vajzë shqiptare, për çdo vajzë të re që është atje dhe ëndërron fort se një ditë do t’ia dalë është e sigurt që do t’ia dalë”,- u shpreh Mile.

Theksojmë se në Qarkun e Elbasanit, Partia Socialiste trimfon duke siguruar 10 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha do të fusë në parlament vetëm 4 nga 5 deputetët e listës së mbyllur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH