Aktorja e njohur Angelina Jolie u pa shumë elegante të mërkurën në mbrëmje, gjatë një vizite në dyqanin e saj, Atelier Jolie, në New York.
Ajo kishte veshur një fustan të zi të hollë e transparent, me detaje dantelle, të kombinuar me taka të zeza, syze të mëdha dhe një mantel saten të zi. Jolie dukej shumë e hijshme gjatë kësaj paraqitjeje.
Atelier Jolie është hapur nga vetë Angelina vitin e kaluar dhe është një vend ku bashkohen artistë dhe stilistë për të krijuar veshje. Dyqani ka rroba të markave të qëndrueshme, një kafene që drejtohet nga refugjatë dhe hapësira për mësime kreative.
Dyqani ndodhet në lagjen NoHo të New York-ut, në një ndërtesë historike ku dikur ka jetuar dhe punuar artisti i famshëm Jean-Michel Basquiat.
Angelina ka thënë se ky projekt nuk ka si qëllim të fitojë para, por ta përdorë si një mënyrë për të sjellë ndryshim në industrinë e modës.
Përveç këtij biznesi, Jolie vazhdon edhe punën në filma. Ajo do të luajë në një film të ri të quajtur Anxious People, ku do të bashkëpunojë me aktoren Aimee Lou Wood. Filmi do të bazohet në romanin e njohur me të njëjtin emër dhe do të drejtohet nga regjisori Marc Forster.