Showbiz

"Ku i gjete 160 mijë euro o gazetar Shqipërie", Ronaldo Sharka pozon para "Audi RS Q8", lumë komentesh nga ndjekësit

Shkruar nga Liberale

"Ku i gjete 160 mijë euro o gazetar Shqipërie", Ronaldo

Moderatori Ronaldo Sharka ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale blerjen e tij më të fundit.

Dhe bëhet fjalë pikërisht për një makinë luksoze Audi RS Q8, vlerësuar me qindra mijëra euro. Duke pozuar me një stil tërheqës pranë automjetit, ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Por përveç admirimit për makinën dhe stilin e tij jetësor, duket se nuk kanë munguar dhe komentet kriktikuese. 

Një ndjekëse i ka shkruar:

“A shoku ku i gjete 160 mijë euro gazetar Shqipërie? +- 2 milion 3 milion rrogë keni, të mendoni që jetoni dhe me qera. Apo ju kapi lapsi naj pastrim leku nga gangot e politikës atje.”

Duket se ndjekësit janë të ndarë mes atyre që e urojnë për suksesin dhe atyre që dyshojnë për burimin e të ardhurave të tij, për këtë blerje. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH