Aktorja shqiptare, Olta Gixhari, di të tërheqë gjithmonë vëmendje përmes fotove dhe videove të ndryshme nga përditshmëria.
Bukuroshja ka rikthyer vëmendjen drejt vetes me imazhet më të fundit që ka publikuar nga pushimet verore në Palma De Mallorca.
E njohur për stilin e saj të guximshëm dhe elegancën natyrale, Olta po shijon këto ditë të nxehta në një nga destinacionet më të preferuara të Mesdheut, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe fëmijët.
Në disa foto të postuara në Instagram, ajo shihet duke pozuar buzë detit, ku ka veshur një palë bikini të zeza, që theksojnë linjat e saj tejet seksi.