Aktualitet

Sherri për një votë/ Reagon Celibashi

Shkruar nga Liberale.al

Sherri për një votë/  Reagon Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka shkuar menjëherë në KZAZ nr. 30 në Yrshek, pas incidentit të dhunshëm që ndodhi gjatë numërimit të votave.

Pas ngjarjes, ai vendosi të përjashtojë të gjithë vëzhguesit nga kjo qendër dhe të revokojë akreditimin e tyre. Ky vendim erdhi pasi një vëzhgues, që dyshohet të jetë i lidhur me kandidatin e PS-së Ornaldo Rakipi, ka sulmuar fizikisht kreun e KZAZ-së, Remzi Mehmeti.

Policia ka shoqëruar 26-vjeçarin e përfshirë në dhunë dhe ka nisur hetimet për të identifikuar të gjithë personat e tjerë që mund të kenë qenë pjesë e konfliktit. Sipas policisë, sherri ka ndodhur mes përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike dhe nuk janë përfshirë punonjës policie, siç ishte pretenduar fillimisht.

Në këtë KZAZ ndodhen gjithsej 61 kuti votimi, ndërsa deri tani janë numëruar 40.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH