Showbiz

Stresi flet hapur për raportin me Keisin dhe projektet e reja

Shkruar nga Liberale.al

Stresi flet hapur për raportin me Keisin dhe projektet e reja

Reperi i njohur Stresi ishte i ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, ku tregoi për jetën e tij personale dhe artistike. Ai foli për projektet e reja, përfshirë këngën “Sa t’kam dasht” nga albumi i tij i ri “Archimed”, dhe sqaroi raportin e tij aktual me ish-bashkëshorten Keisi.

Në videoklipin e këngës, Stresi zgjodhi të kishte Keisin si protagoniste, edhe pse ata nuk janë më bashkë. Ai tha se gjithmonë duhet lënë një derë hapur dhe se ka shumë respekt për të:

“Për mua Keisi është një nga femrat më të mira që kam pasur. E edukuar, e zgjuar, familjare dhe shumë e përkushtuar. Më ka dhënë 200% sa kemi qenë bashkë.”
Stresi u shpreh kundër lidhjeve në distancë, duke thënë se ato nuk funksionojnë, dhe theksoi se kurrë nuk do lejojë dikë të flasë keq për Keisin, sepse ai e ka dashur dhe e ka vlerësuar gjithmonë:

“Është turp të flasësh keq për dikë me të cilin ke ndarë gjithçka. Kjo nuk është burrni, është mungesë respekti.”
Ai e përfundoi intervistën me mesazhin se secili duhet të jetojë jetën e vet me dinjitet dhe pa ofenduar të tjerët, sidomos ish-partnerët.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH