Globi

"Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të lartë", Netanyahu paralajmëron HAKMARRJE pasi Irani sulmoi spitalin

Shkruar nga Liberale

"Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka reaguar pas sulmit iranian që goditi Spitalin Soroka të Izraelit.

Përmes një postimi në platformën X, Netanyahu thotë: “Këtë mëngjes, tiranët terroristë të Iranit lëshuan raketa në Spitalin Soroka në Beersheba dhe në një popullsi civile në qendër të vendit.

“Tiranët e Teheranit do të paguajnë një çmim të lartë”, tha ai.

Një spital në jug të Izraelit u godit nga një raketë iraniane të enjten, teksa zyrtarët raportuan për “dëme të mëdha” në këtë spital.

Qendra Shëndetësore Soroka është spitali kryesor në jug të Izraelit. Një zëdhënës i këtij spitali tha se ndërtesa ka pësuar “dëme të mëdha” në disa zona.

Autoritetet në këtë qendër shëndetësore u kanë kërkuar qytetarëve që të mos kërkojnë trajtim mjekësor në këtë institucion.

Një tjetër raketë goditi një ndërtesë të lartë dhe disa ndërtesa banimi në Tel Aviv. Të paktën 40 persona u plagosën nga këto sulme, tha Shërbimi i Shpëtimit i Izraelit.

Spitali i goditur ka mbi 1.000 shtretër dhe ofron shërbim për pothuajse 1 milion banorë në jug të Izraelit, sipas uebfaqes së spitalit.

Sulmi erdhi pasi Izraeli goditi reaktorin bërthamor të Iranit.

Ushtria izraelite tha se sulmi ndaj ndërtesës Arak është kryer me avionë luftarakë.

“Sulmi shënjestroi komponentët e nevojshëm për prodhimin e plutoniumit, në mënyrë që të parandalohej që reaktori të përdorej për zhvillim të armëve bërthamore”, tha ushtria.

Sipas televizionit shtetëror iranian, “nuk ka asnjë rrezik nga rrezatimi”. Një gazetar i këtij televizioni, gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë nga qyteti i afërt Hondab, tha se objekti është evakuuar dhe nuk ka dëme në zonat civile që gjenden përreth reaktorit

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH