Showbiz

Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për marrëdhënien me Xhensila Myrtezajn! A vazhdojnë të kenë raporte?

Shkruar nga Liberale

Motra e Bes Kallakut flet si rrallë herë për

Moderatorja e njohur shqiptare, Ana Kallaku, ka zbuluar së fundmi disa detaje më shumë rreth marrëdhënies me kunatën e saj, këngëtaren Xhensila Myrtezaj.

 Ndonëse Besi dhe Xhensila nuk janë më bashkë, duket se raporti mes dy vajzave të ekranit nuk është prishur.

Gjatë një interviste për mediet në Kosovë, Ana tregoi se ajo dhe Xhensila vazhdojnë të kenë kontakte dhe ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale, një detaj ky që nuk i ka shpëtuar aspak ndjekësve.

“Vuajmë nga disa komplekse marrëdhëniesh, kur pyet për marrëdhënien me vjehrrën, me kunatën, me kunatin, duket sikur çalon diçka në këto gjëra. Nuk kam vuajtur asnjëherë nga këto lloj problemesh, nga këto lloj kompleksesh”, u shpreh Ana.

Mes të tjerash ajo theksoi se çdo marrëdhënie është në dorën tonë dhe se ka preferuar gjithmonë për të ndërtuar raporte te mira më  njerëzit që kanë qenë pjesë e jetës se saj.

“Unë kam dashur gjithmonë që marrëdhëniet me njerëzit e mi t’i kem të mira dhe e kam bërë këtë gjë më këdo që kam pasur në jetën time,” shtoi Ana Kallaku. 

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH