Aktualitet

Plas GRUSHTI në qendrën e numërimit në Kashar, vëzhguesi godet kryetarin e KZAZ

Shkruar nga Liberale

Plas GRUSHTI në qendrën e numërimit në Kashar,

Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet me dije se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH