Aktualitet

Mbi 2 milionë vaksina anti-Covid kanë ardhur në Shqipëri

Shkruar nga Liberale
Mbi 2 milionë vaksina anti-Covid kanë ardhur në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme në vendin tonë kanë mbërritur dhe 29.250 doza të vaksinave Pfizer.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në Facebook, shkruan se në total Shqipëria ka siguruar 2.074.560 doza të vaksinave kundër koronavirusit.

"Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tonë", shkruan Ministrja.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH