Aktualitet

Mbante automatik pa leje dhe municione në banesë, arrestohet një burrë në Tropojë

Shkruar nga Liberale
Mbante automatik pa leje dhe municione në banesë, arrestohet një

Policia ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, ndërsa ka sekuestruar një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, si dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet D.H, nga fshati Degë në Tropojë.

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të punës për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit D. H., në fshatin Degë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak, të cilat ky shtetas i mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë.

Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
    41%
  • Jo!
    59%
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH