Aktualitet

Makina përplas biçikletën, 57-vjeçari niset me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Liberale
Makina përplas biçikletën, 57-vjeçari niset me

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin e rrugës kombëtare që lidh qytetin e Elbasanit me ish-Kombinatin Metalurgjik.

Një autoveturë me targë AA293ME ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.

I plagosuri fillimisht është dërguar me urgjencë në kirurgjikun e Elbasanit, më pas është nisur për në spitalin e Traumës në Tiranë pasi gjendja e tij sipas mjekëve për momentin paraqitet kritike.

Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, shtetasi F.A., 49 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur shtetasin P.B., 57 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH