Tifozeritë e dy skuadrave njihen për rivalitetin dhe huliganizmmin.
Ajax dhe Feyenoord nga Roterdami u përballen sot në "Johan Cruijff Arena" për javën e gjashtë në futbollin elitar të Holandës.
Klasikja e futbollit në vendin e tulipanëve është shtyrë pas 55 minutash lojë për shkak të dhunës dhe hedhjes së flakadanëve në fushë. Federata holandeze dhe zyrtarët e dy klubeve kanë rënë dakord që ndeshja mos vijonte sot pas situatës së tensionuar që vijoi nga pjesa e parë.
Gjithçka ka ndodhur në minutën e 41 të pjesës së parë. Ndërkohë që miqtë ishin në avantazhin 0-3 pas 37 minutave të para, ultrasit e Ajax janë "tërbuar" nga rezultati dhe kanë hedhur flakadanë në fushë.
Një gjë e tillë ka sjellë ndërprerjen e ndeshjes nga kryesori Gozubuyuk, që për më shumë se 20 minuta ka mbajtur skuadrat në dhomat e zhveshjes. Pasi gjithçka vijoi normalisht, ultrasit vendas jo vetëm që rihodhën sende dhe flakadanë në fushë, por filluan të shkatërronin gjithçka u dilte para.