Ish-futbollisti i njohur i Kamerunit, Emmanuel Kundé, ka ndërruar jetë në moshën 68-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga Federata Kamerunase e Futbollit, e cila e cilësoi ndarjen e tij si një humbje të madhe për vendin dhe futbollin afrikan.
Kundé është i njohur për golin e tij ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1990, një ndeshje që përfundoi 3-2 për Anglinë pas kohës shtesë. Ai ka fituar dy herë Kupën e Kombeve të Afrikës me Kamerunin, në vitet 1984 dhe 1988.
Në karrierën e tij me kombëtaren, ai ka luajtur 102 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Kundé punoi edhe si trajner.
Ai do të kujtohet si një nga figurat më të rëndësishme të futbollit kamerunas dhe afrikan.