Pas një periudhe të gjatë pa u parë publikisht së bashku, reperi i njohur Mozzik dhe vajza e tij Hana janë ribashkuar këtë fundjavë, duke ngjallur emocion te ndjekësit e tij dhe fansat në rrjete sociale.
Pamje të ndara në Instagram dhe platforma të tjera tregojnë momentet e ëmbla që babë e bijë po kalojnë bashkë, duke shijuar kohë cilësore larg syve të publikut.
Hana shihet duke buzëqeshur pranë babait të saj, teksa të dy duket se po e shijojnë pafund praninë e njëri-tjetrit.